Mbretëria e Bashkuar dërgon trupat ushtarake në Izrael, përforcohet monitorimi i armëpushimit në Gaza
Qeveria britanike hoqi sot Hayat Tahrir al-Sham (HTS), grupin që udhëhoqi aleancën rebele që rrëzoi presidentin sirian Bashar al-Assad, nga lista e saj e organizatave terroriste.
HTS, një ish-degë e al-Kaedës në Siri, u shpall organizatë terroriste në vitin 2017 dhe ishte e paligjshme ta mbështesje ose t’i bashkoheshe asaj.
Qeveria britanike njoftoi dhjetorin e kaluar se do ta shqyrtonte çështjen. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e hoqi HTS-në nga lista në korrik. Udhëheqësi i HTS-së, Ahmed al-Sarrah, është tani president i Sirisë.
Në deklaratën e saj, qeveria britanike tha se heqja e HTS-së nga lista do ta bënte më të lehtë bashkëpunimin me autoritetet e reja siriane. Ajo gjithashtu planifikon të punojë me Damaskun për të eliminuar programin e armëve kimike të Asadit.
Më herët të hënën, Ministri i Financave sirian, Mohammad Nidal al-Sarrah, i tha Reuters se shpresonte që sanksionet ekonomike të vendosura nga Uashingtoni ndaj vendit të tij do të hiqeshin në muajt e ardhshëm.
Top Channel