Përjashtimi i Bardhit me 15 ditë nga punimet në Kuvend/ “Qëllimi, t’i mbyllin gojën opozitës”, Korreshi me batuta: Na bënë ulje çmimi

20/10/2025 11:43

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u përjashtua me 15 ditë nga punimet në Kuvend pas ofendimeve ndaj kryeparlamentarit Niko Peleshi në seancën e së enjtes.

Në një prononcim për gazetarët, deputeti i PD, Saimir Korreshi u shpreh se qëllimi i mazhorancës është t’i mbyllë gojën opozitës, duke përjashtuar një nga zërat kryesorë të PD-së.

Po ashtu nuk munguan as batutat, duke thënë ‘na bënë ulje çmimi’, referuar kërkesës së PS për përjashtim 30 ditë, por vendimi u mor vetëm për 15.

“Na bënë ulje, ulje çmimi duke qenë se brenda 15 ditëve mbaron raportimi.  Qëllimi i vetëm është t’i mbyllë gojën opozitës.

Fjala e deputetit prevalon. Nuk e kemi në rregullore mënyrën se si drejtohet pyetja. Ne nuk kemi rënë pre e provokimeve. Është haptazi që si e si, një nga figurat më të forta të mos jetë prezent. Kjo është e gjitha. E di kush është ironia më e madhe? Po të shikosh këta ‘new entry’ kërkojnë që të mos mbyllet parlamenti”, u shpreh demokrati.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta