Pas deklaratës së të riut që e puthi, reagon Loredana Brati: Erdhi si fans, i dridheshin duart

20/10/2025 19:49

Loredana Brati, ish-banore e Big Brother VIP4 ka reaguar pas deklaratave të David Danos, një i ri nga Vlora që publikoi video duke e puthur në faqe.

“Ka qenë verë, pushime, në plazh. Ajo ka qenë e shoqëruar me disa të tjerë. Personalisht nuk e njoh. Vetëm nga ajo video dhe çfarë kam parë nga ajo vajzë në ato pak minuta. Puthja më lindi natyrshëm. Më erdhi instikti i brendshëm”-dha Davidi i ftuar në TAR.

Në video ata shiheshin të afërt me njëri tjetrin, ndërsa Loredana thotë se Davidi ishte një fans i saj, dhe kur u takuan, atij i dridheshin duart.

“Isha e ftuar në një event në Vlorë në datën 14 gusht, ku kanë qenë dhe të ftuar të tjerë si Laerti, Rizarta, Françeska Murati, etj. Kemi qenë në varkë dhe Davidi ka ardhur në momentin në të cilin ne kemi zbritur nga aty, pra vetëm për disa minuta, tek moli. Kishte edhe fansa të tjerë të cilët kishin marrë vesh që isha në atë vend dhe erdhën të më përshëndesnin e të bënin foto.

 Djali ka ardhur si fans për të kërkuar foto dhe një video përshëndetëse, madje i dridhej dora nga emocionet në ato momente dhe për të qenë sa më humane, thashë ato fjalë. Krejt papritur erdhi kjo puthje që më vendosi goxha në siklet. David, jepi detajet tamam se s’ka ndonjë gjë”-ishte reagimi i Loredanës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta