Di Canio kryqëzon sulmin e Juventusit, e ka edhe me Zhegrovën: I bukur për tu parë, por…

20/10/2025 13:18

Humbja e fundit në kampionat ka qenë një shok i madh brenda klubit bradhezi Juventusi, pasi 2-0 ndaj Comos është e tepërt për standartin pritshmëritë dhe objektivat e “zonjës së Vjetër”.

Skuadra e Igor Tudor nuk ka fituar prej një muaji e gjysmë, me pesë barazime dhe një humbje në gjashtë ndeshjet e fundit. Ish-lojtari i Lazios, Paolo Di Canio, në një intervistë për Sky Sport, kritikon sulmin e Bardhezinjëve dhe të sapoardhurit e verës duke përfshirë edhe shqiptarin e Kosovës, Edon Zhegrovën.

“Thua se Juventusi ka një sulm fenomenal? A janë Openda dhe Zhegrova një sulm fenomenal? Por si mund të thuash se ata kanë një sulm të shkëlqyer me Opendën dhe Zhegrovën? Djema, e kuptoj që në Itali nuk ka shumë, dhe kur ndodh diçka duket sikur është e madhe, por… Openda nuk ka shënuar kurrë kaq shumë gola. Po Zhegrova? Bukur për t’u parë, por duhet ta kthejmë gjithçka në dimensionin ndërkombëtar. Këtu shohim Orsolinin dhe Politanon dhe ndihet sikur po shikojmë Robenin”, tha Di Canio.

Ai nuk la pa e përmendur edhe sulmuesin kanadez Jonathan David.

“David arrin me një mesatare prej një goli çdo dy ndeshje në çdo ekip për të cilin ka luajtur, madje edhe me ekipin kombëtar kanadez, por ai nuk është një lojtar aq i zhvilluar saqë nëse e ke të bëjë gjithçka, ai mund të ndryshojë fytyrën e ekipit tënd dhe të vendosë ndeshjet. Ai është një lojtar që duhet të ketë gjashtë ose shtatë topa vertikalë dhe pastaj shënon një gol çdo dy ndeshje”.

Të mërkurën bardhezinjtë përballen me një ndeshje sfiduese jashtë fushe ndaj Real Madridit, një duel që mund të përcaktojë fatin e sezonit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta