Një ndeshje boksi ku sërish edhe këtë herë një shqiptar fitoi përballë një serbi, u konsiderua një skandal nga mediat serbe. Ashtu siç ndodh gjithmonë në fakt sa herë munden dhe për më tepër nga një shqiptarë.

Në qendër të vëmendjes së këtij aktiviteti ishin boksieri shqiptarë Meriton Karaxha që jeton atje, përballë serbit nga Nishi Gjorgje Stojkoviç Në mes të raundit të katërt, Karaxha e kafshoi Stojkoviçin në shpatull, kështu që boksieri serb i kapi shpatullën për shkak të dhimbjes.

Por një skandal edhe më i madh pasoi, pasi gjyqtari Michel Maxiuta mori një vendimin për të ndërprerë ndeshjen dhe për t’ia dhënë fitoren Karaxhas. Vendimi u regjistrua si nokaut teknik, kështu që shqiptari fitoi.

Deri në pushim, ndeshja po shkonte shumë mirë dukej sikur boksieri serb po merrte iniciativën dhe me siguri, megjithatë me veprimin e tij ai ka humbur gjithçka me një KO teknik.

“Federata Serbe e Boksit Profesionist do t’i dërgojë një ankesë zyrtare Federatës Belge të Boksit dhe do t’i kërkojë të shqyrtojë videon e ndeshjes dhe të ndryshojë vendimin”, tha Federata Serbe e Boksit Profesional në faqen e saj në Facebook.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta