Video/ Super Leao nderon Milani, portugezi përmbys me dygolësh Fiorentinën dhe ngjit kuqezinjtë në vendin e parë

19/10/2025 22:50

Milani ka arritur një përmbysje spektakolare kundër Fiorentinës në “San Siro”, me kuqezinjtë që triumfuan 2-1.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa ekipi i Piolit kaloi në avantazh në minutën e 55’me anë të Gosens.

Gjithsesi, ishte Rafa Leao ai që nderoi kuqezinjtë e Allegrit, i cili me një gol në minutën e 63’ dhe një penallti 4 minuta nga fundi solli përmbysjen e madhe.

Kështu, Milani ngjitet në vendin e parë të renditjes me 16 pikë,, ndërsa Fiorentina ndodhet në zonën e ftohtë të kampionatit me vetëm 3 pikë.

Rezultati:

Milan 2-1 Fiorentina

Leao 63’, (P) 86’ / Gosens 55’

Goli i Gosens (Video)

Goli i parë i Leaos (Video)

Goli i dytë i Leaos (Video)

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta