
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të diel në aksin Maminas- Gjiri i Lalëzit, ku janë përplasur tre automjete.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosura dy të reja, 27 dhe 23 vjeçe, me inicialet J. K. dhe M. K., të cilat ndodheshin si pasagjere në njërin prej mjeteve.
Të dëmtuarat janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Durrësit dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë, specialistët për hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin J. P., në lidhje me këtë ngjarje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel