“Në burg më futët ju, s’kam ardh me dëshirë të madhe”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, nipi i deputetit të PS në GJKKO: Donin t’më vrisnin familjen, por…
Një ngjarje tragjike ndodhi në Maliq, ku një banesë u përfshi nga flakët, duke i marrë jetën një 40-vjeçareje dhe djalit të saj 14 vjeç.
Gazetarja e Top Channel, Dhorjela Çule mëson se viktima kanë mbetur Merjeme Azisllari, nëna dhe Luka Azisllari, djali i mitur, 14 vjeç.
E lënduar ka mbetur dhe vajza, 6 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se:
Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Top Channel