Juventusi vazhdon të zhgënjejë, Como “shtang” bardhezinjtë dhe e parakalojnë në renditje

19/10/2025 14:29

Juventusi po kalon një formë të dobët këtë sezon, ku pas 5 barazimesh radhazi, bardhezinjtë kanë marrë dhe humbjen e parë të sezonit kundër Comos.

Ekipi i Fabregas, që po surprizon mjaft mirë deri më tani, ishte perfekt në një duel të vështirë kundër “Zonjës”, duke triumfuar 2-0.

Goli i parë u shënua që në minutën e katërt me anë të Kempf. Nico Paz mendoi për dyfishimin e shifrave për vendasit, të cilët dolën nga kjo sfidë me tre pikë të rëndësishme.

Kështu Juventusi zbret në vendin e 6-të me 12 pikë, ndërkohë që parakalohen pikërisht nga Como, që i rrëmben vendin e pestë.

REZULTATI:

COMO 2-0 JUVENTUS

Kempf 4’, Nico Paz 79’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta