Izet Mexhiti, drejtuesi i VLEN, ka shpallur fitoren e koalicionit shqiptar VLEN në Çair të Shkupit.

Ai tha se fituan shqiptarët, dhe se VLEN do të vijojë në qeverisje.

“Vazhdon VLEN në qeverisje, qytetarët votuan për ndryshim”, tha ai.

“Ali Ahmeti kërkoi që këto zgjedhje të jenë referendum për legjitimitetin, meqë e humbi legjitimitetin, është hera e dytë që e humb, është koha që të pensionohet, edhe mosha ia kërkon, edhe energji”, tha ai duke kërkuar që Ali Ahmeti i BDI të largohet.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta