
Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në Muzeun e Luvrit, një prej institucioneve më të njohura kulturore në botë, i vendosur në zemër të Parisit.
Lajmi u konfirmua nga vetë Ministrja franceze e Kulturës, Rachida Dati, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Nuk ka lëndime për t’u raportuar,” – shkroi ajo: “Jam në vendngjarje së bashku me ekipet e muzeut dhe forcat e rendit. Hetimet janë në zhvillim.”
Në një njoftim zyrtar në platformën X (ish-Twitter), Muzeu i Luvrit njoftoi se: “Muzeu do të qëndrojë i mbyllur sot për arsye të jashtëzakonshme.”
Deri më tani, nuk dihet ende saktësisht çfarë është marrë gjatë grabitjes, apo nëse ndonjë vepër arti është dëmtuar apo zhdukur.
Luvri është shtëpia e disa prej veprave më të famshme në historinë e artit, përfshirë “Mona Lisa” dhe “Vajza me dritë”, dhe ruhet me masa të larta sigurie.
Top Channel