
Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Teksasit, duke lënë pas Lando Norris dhe Charles Leclerc.
Kampioni i Botës në fuqi dhuroi spektakël në pistën e Austin, duke mos e lëshuar për asnjë moment vendin e parë.
Pas tij u rendit britaniku Lando Norris, i cili luftoi me pilotin e Ferrrit, Charles Leclerc, me këtë të fundit që plotësoi podiumin.
Lewis Hamilton u rendit i katërti, ndërsa kryesuesi i Botërorit, Oscar Piastri nuk shkoi më shumë se vendi i pestë.
Kështu, Verstappen futet seriozisht në garën për titullin kampion, duke qëndruar 40 pikë pas Piastrit me pesë gara të mbetura dhe një sprint.
Diferenca është shkurtuar edhe mes Norris dhe shokut të tij të skuadrës, me britanikun që tashmë ndodhet vetëm 14 pikë larg australianit.
Gara e ardhshme do të jetë ajo e Meksikës pas 7 ditësh, të cilën do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
Top Channel