
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin lokal në Mançester, pasi një punonjëse 19-vjeçare e një lokali të njohur në qytet u gjet e vdekur në një apartament pranë qendrës, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
E reja, e cila punonte në Gorilla, një lokal i njohur i natës në qytet, u gjet pa ndjenja në një banesë pranë një tjetër venue të lidhur, The Deaf Institute, në rrugën Grosvenor Street.
Sipas një deklarate nga Policia e Greater Manchester (GMP), oficerët reaguan pas një njoftimi për shqetësim për gjendjen shëndetësore të një personi, por në vendngjarje, 19-vjeçarja u konstatua e vdekur.
Autoritetet konfirmuan se tre persona janë arrestuar në lidhje me dyshime për furnizim me substanca narkotike, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes së saj.
Përmes një deklarate zyrtare, Tokyo Industries – kompania që menaxhon Gorilla, The Deaf Institute dhe venue të tjera – shprehu tronditjen për humbjen e papritur: “Mund të konfirmojmë se në orët e para të së enjtes, një anëtare e ekipit tonë nga Gorilla ndërroi jetë tragjikisht në një apartament në Grosvenor Street.
Nuk kemi ende informacion të detajuar rreth asaj që ndodhi dhe nuk do të komentojmë më tej, për sa kohë që hetimet nga policia janë në zhvillim.
Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen dhe miqtë e koleges sonë në këtë kohë kaq të vështirë.”
Kompania ka kontaktuar me policinë dhe është shprehur e gatshme të bashkëpunojë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel