Premier League/ Haaland nuk ka ndërmend të ndalet, shënon dygolësh në fitoren e radhës së Cityt, Arsenal ruan kreun

18/10/2025 22:26

Erling Haaland nuk ndalet së shënuari, duke shkuar në kuotën e 11 golave në kampionat, me dy të fundit që erdhën në fitren 2-0 të Manchester Cityt kundër Evertonit.

Norvegjezi shënoi në mintat e 58’dhe 63’, duke i dhënë tre pikët e radhës të besuarve të Guardiolës, me “Qytetarët” që ngjiten momentalisht në vendin e dytë me 16 pikë.

Kreu gjithsesi vazhdon të ruhet nga Arsenali. “Topçinjtë”mundën 0-1 Fulhamin dhe vazhdojnë të qëndrojnë në ved të parë të Premier League me 19 pikë.

Në sfidat e tjera, Brighton mundi 2-1 Newcastle, Burnley i Brojës fitoi 2-0 kundër Leeds, ndërkohë që për sulmuesin shqiptar nuk pati asnjë minutë. Crystal Palace barazoi 3-3 me Bournemouth dhe Sunderland fitoi 2-0 me Wolves.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta