
Shqipëria e vajzave do të zhvillojë dy ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Qipros, të vlefshme për fazën play-out të UEFA Nations League, që do të përcaktojnë nëse skuadra kuqezi do të mbetet në Ligën B apo do të zbresë në Ligën C për edicionin e ardhshëm.
Vajzat kuqezi do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë, ndërsa trajneri Armir Grima ka publikuar sot listën me lojtaret e thirrura për këto sfida vendimtare.
Tekniku kuqezi ka vendosur të grumbullojë tre portiere: Antigoni Hyska, Rajmonda Spahiu dhe Klesjana Spaho.
Trajneri Grima ka ftuar nëntë mbrojtëse për këto sfida: Arbenita Curraj, Alma Hilaj, Armera Tukaj, Leonora Dedgjonaj, Arbiona Bajraktari, Klea Hamonikaj, Suzane Vuksani, Aglia Iliadhi, Sara Maliqi.
Në mesfushë: Xhesika Ndoj, Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Erjona Emerllahu, Ilarja Zarka, Mesuare Begallo, Qëndresa Krasniqi, Mimoza Hamidi.
Në sulm: Fortesa Berisha, Valentina Troka, Florentina Kuqi.
Ndeshja e parë do të luhet më 24 tetor në stadiumin ”Antonis Papadopoulos” të Larnacës në Qipro në ora 18:00 ndërsa sfida e kthimit do të luhet më 28 tetor në ”Air Albania” në ora 18:00.
Top Channel