Një seancë gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit, është shoqëruar me debate të forta mes prokurorit dhe avokatit, ku ky i fundit ka përfunduar në prangat e policisë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një seance të zhvilluar të premten, ku avokati i palës mbrojtëse, Ulian Barjami, kundërshtoi provat e prokurorit Gjergji Ceka. Seanca u shoqërua me debate mes avokatit dhe prokurorit, duke bërë që të ndërhynte gjyqtarja për të shmangur përshkallëzim të tensionit.

Pas seancës, prokurori ka paraqitur kallëzim ndaj avokatit, i cili është ndaluar të shtunën nga policia për veprat penale “kanosje për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, dhe “Kanosja e gjyqtarit”. Në lidhje me ngjarjen reaguan menjëherë Dhoma e Avokatisë së Elbasanit dhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë, duke e cilësuar atë si të paprecedentë.

Ndër të tjera, në reagimin e Dhomës së Avokatisë thuhet:

Dje është zhvilluar seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit M.S, seancë e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, nga gjyqtarja M.Strakosha, ku akuza përfaqësohej nga prokurori Gj.Ceka.

Avokati mbrojtës, U.Barjami, pasi konstatoi provën me video të parashtruar në seancë, ku klienti i tij nuk shfaqej aspak duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, deklaroi se do të bëjë kallëzim për falsifikim provash ndaj prokurorit, pasi procesverbali me shkrim i sjellë nga prokurori në gjykim përshkruante një situatë ku klienti i avokatit Barjami kishte ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë.

Prokurori Ceka, i irrituar nga ky deklarim, replikoi me avokatin Barjami duke i thënë: “Ti duhet të arrestohesh, do të arrestohesh!”.

Avokati Barjami replikoi duke deklaruar: “Do të bëj kallëzim, se ke shkelur ligjin.”

Për këto deklarime ndërhyri gjyqtarja Strakosha, e cila i sqaroi avokatit Barjami se duhet të shmangte këtë diskutim dhe të fokusohej në interpretimin e provës në atë moment, pa u marrë me atë se çfarë do të bënte në vijim.

Mbi bazën e këtij kallëzimi, avokati Barjami është thirrur sot në orët e paradites nga oficerë të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, ku po mbahet i arrestuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta