“Cristiano Ronaldo hëngri barin e fushës nga nervat me Sarri-n”/ Ish-mbrojtësi i Juventusit zbulon historinë e pabesueshme nga stërvitjet

18/10/2025 15:47

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Gianluca Frabotta, zbulon se Cristiano Ronaldo një herë “nuhati dhe përtypte” barin për të shprehur frustrimin ndaj udhëzimeve të trajnerit të asaj kohe të bardhezinjëve Maurizio Sarrit.

Frabotta, i cili ishte pjesë e atij ekipi në sezonin 2019-20, tregoi sesi legjenda portugeze Ronaldo refuzoi të ndiqte udhëzime taktike të Sarrit gjatë periudhës së shkurtër të këtij të fundit në ‘Allianz Stadium’.

“Ronaldo ishte një shembull i përditshëm. Një nga gjestet e tij më ka mbetur në mendje, gjatë një ushtrimi taktik, Sarri po i tregonte lëvizjet që duhej të bënte në goditjet standarte ndërkohë që Ronaldo ishte i irrituar. Ai nuk kishte nevojë për udhëzime, ishte ndryshe. Ai ndjente brenda vetes se ku do të shkonte topi. Për ta bërë trajnerin të kuptonte, shkuli pak bar, e nuhati dhe e përtypi nga nervat.

Frabotta tha se Ronaldo madje e shpjegoi gjestin e tij. “‘Më pëlqen të kuptoj fushën dhe ku shkon topi”, – kishte thënë portugezi që kaloi tre sezone te Juventusi, duke shënuar 101 gola në 134 paraqitje.

Ironikisht, megjithatë, sezoni i tij më produktiv në Itali ishte nën drejtimin e Sarrit, ku shënoi 37 gola në 46 ndeshje. Juventusi fitoi titullin e Serie A atë sezon, që deri më sot mbetet i fundit për ‘Zonjën e Vjetër’. Frabotta vazhdoi karrierën te Verona, Frosinone, Bari, Cosenza dhe West Bromwich Albion, përpara se të bashkohej me ekipin e Serie B, Cesena, këtë verë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta