Bayerni i Mynihut ka treguar se është ekipi që duhet mundur këtë sezon, me ekipin e Kompany që ka triumfuar edhe në “Der Klassiker” kundër Dortmundit.

Takimi i luajtur në “Allianz Arena” foli për kampionët në fuqi të Gjermanisë, të cilët kaluan në avantazh me të përhershmin Kane në minutën e 22’.

Goli i dytë erdhi në minutën e 79’ nga Olise, ndërsa verdhezinjtë ngushtuan rezultatin me Brandt 5 minuta më vonë.

Në fund ishte Bayerni që festoi me triumfin 2-1 dhe shkon në 11 fitore radhazi në po kaq ndeshje, duke kryesuar kampionatin me 21 pikë të plota.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta