
Fundjava në ndalesën e radhës së Botërorit të MotoGP në Phillip Island do të jetë shumë e vështirë për Marco Bezzecchi.
Piloti italian i Aprilias u ndëshkua për aksidentin e shkaktuar në Indonezi që solli rrëzimin e Marc Marquez dhe si pasojë edhe dëmtimin e tij në shpatullën e djathtë.
Gjyqtarët e garës e dënuan me penalizim me 2 xhiro të plota në garën e së dielës në Çmimin e Madh të Australisë pasi krijoi një situatë rreziku dhe shkaktoi një aksident.
Në këtë pikë për Bezzecchin është e rëndësishme që të niset sa më përpara që të jetë e mundur dhe të tentojë që humbasë sa më pak pozicione kur të vijë momenti që të kryejë dënimin
Vendimi u mor nga stjuardët pasi folën me vetë Bezzecchin në Phillip Island duke qenë se në Buriram nuk u bë e mundur një gjë e tillë. Për pilotin italian kjo ishte hera e dytë në këtë sezon që bëhet protagonist i një episodi të tillë.
“Ky ishte vendimi dhe nuk mund të bëj gjë tjetër veçse ta respektoj, të shoh përpara dhe të bëj më të mirën pavarësisht këtij penaliteti”, ishte komenti i Bezzecchi
Top Channel