Russell Westbrook do të vijojë karrierën e tij në kampionatin amerikan të basketbollit në Kaliforni teksa ka nënshkruar një kontratë me Sacramento Kings.

Është agjenti i basketbollistit, Jeff Schwartz që konfirmoi arritjen e marrëveshjes me skuadrën kaliforniane për rrjetin amerikan ESPN.

Russell Westbrook, tashmë 36-vjeçar po hyn në sezonin e tij të 18 në NBA. Ai mban rekordin për numrin më të madh të triple-double në historinë e ligës më spektakolare të basketbollit në botë dhe është më vendin e 20 për pikët e shënuara dhe në të 8 për asistent e dhëna.

Russell Westbrook e nisi karrierën e tij me Oklahoma City Thunder dhe u shpall MVP i kampionatit pas largimit të Kevin Durant tek Golden State Warriors.

Që nga ai  moment, ai ka luajtur për disa skuadra. Sezonin e kaluar ishte pjesë e Denver Nuggets me të cilin ka realizuar një mesatare prej 13.3 pikësh, 4.9 topash në tabelë dhe 6.1 asiste.

Top Channel