“E kam ngrënë për vite të tëra”/ Wanda Nara hedh batuta me ish-partnerin që e tradhtoi me Icardin: Pak i papjekur do të thoja

16/10/2025 15:25

Rikthimi i spektaklit “MasterChef Celebrity” në Argjentinë po tërheq vëmendje të madhe, jo vetëm për garën në kuzhinë, por edhe për dinamikat mes personazheve të njohur.

Një nga momentet më të përfolura të episodit të fundit ishte interaksioni mes ish-futbollistit Maxi Lopez dhe prezantueses së emisionit, Wanda Nara – ish-partnerja e tij dhe nëna e tre fëmijëve të tyre.

Gjatë një sfide me mish, kur Lopez po shpjegonte gatimin e tij para jurisë, situata mori një kthesë komike. Teksa po përpiqej të përshkruante pjatën, shefi German Martitegui e ndërpreu për ta pyetur për gatimin e mishit. “Është pak i papjekur,” tha Maxi me sinqeritet. “I lëngshëm?” – vijoi pyetja. Pas një pohimi të tij, shefi Damian Betular shtoi: “Pak i papjekur do të thotë shumë i lëngshëm.”

Në këtë moment, Wanda ndërhyri me një koment që ngriti temperaturën në studio – si nga batuta, ashtu edhe nga kuptimi që nënkuptonte: “Unë e kam ngrënë për shumë vite atë mish.”

Reagimi ishte i menjëhershëm – të gjithë shpërthyen në të qeshura, duke përfshirë dhe gazetaren e njohur Susana Roccasalvo, e cila nuk i përmbajti emocionet.

Ky koment me nuanca ironie dhe nostaligjie i Wandës tregoi jo vetëm se “kimia” mes tyre ende ekziston në ekran, por edhe se dy ish-partnerët dinë të menaxhojnë me sportivitet marrëdhënien e tyre të kaluar, tani në një format televiziv.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel