
Ekipi i femrave të Interit ka siguruar kualifikimin në 1/16-at e Europa Cup për femra, pas fitores 5-0 ndaj Vllaznisë.
Pas triumfit 7-0 në ndeshjen e parë në Konami Football Centre, skuadra e drejtuar nga Piovani konfirmoi dominimin e saj edhe në ndeshjen e kthimit.
Bugeja hapi rezultatin në pjesën e parë (8’), ndërsa në fraksionin e dytë shënuan Polli (48’), Glionna (50’), Tomaselli (77’) dhe Detruyer (81’). Kjo fitore shënon edhe 100-tën në të gjitha garat për Inter Women, duke u bërë një moment historik për klubin.
Shorti për fazën tjetër të eliminimit të drejtpërdrejtë do të zhvillohet të premten, më 17 tetor, ku do të përcaktohen edhe kundërshtarët e mundshëm të Interit në raundin e 1/16-ave.
Nga ana tjetër, Vllaznia e mbyll këtu udhëtimin e saj në Europë.
Rezultati:
Vllaznia 0-5 Inter
Golat: 8’ Bugeja, 48’ Polli, 50’ Glionna, 77’ Tomaselli, 81’ Detruyer
Top Channel