Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Juanlu Sanchez ka qenë një nga emrat më të përfolur gjatë verës për tifozët e Napolit: transferimi i tij nga Sevilla dukej gati, por një dëmtim i Di Lorenzos ndryshoi prioritetet dhe marrëveshja u shty.
Megjithatë, trajneri Antonio Conte nuk ka hequr dorë nga ideja për të pasur një alternativë të fuqishme në krahun e djathtë.
Drejtori sportiv Giovanni Manna ka rifilluar bisedimet për të rikthyer transferimin në tryezë. Sanchez, 6 herë i aktivizuar deri tani (4 si titullar), ka treguar fizik të fuqishëm, shpejtësi dhe shumëllojshmëri, karakteristika që Conte mund t’i shfrytëzojë maksimalisht.
Oferta e Napolit prej 18 milionë eurosh plus bonuse ishte e pranueshme për Sevillanët dhe Sanchez kishte gati një kontratë 5-vjeçare me pagë prej rreth 2 milionë eurosh në sezon.
Tani, Manna po punon pas skenave për të bindur lojtarin dhe klubin spanjoll se transferimi në Napoli mbetet një mundësi reale.
Top Channel