Chivu me “dhimbje koke”, Interi humb krahun e djathtë të mbrojtjes për duelin me Romën

15/10/2025 19:49

Cristian Chivu përballet me një problem të ri te Interi.

Trajneri i Interit ka humbur edhe krahun e djathtë Matteo Darmian.

Darmian iu nënshtrua sot pasdite ekzaminimeve mjekësore në Istitutin Humanitas të Rozzanos (Milano). Kontrolli zbuloi një shqetësim muskulor në muskujt e pasmë të këmbës së majtë, në zonën e soleusit.

Gjendja e tij do të monitorohet dita-ditës, por është e qartë që Darmian nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës në Olimpico kundër Romës, e cila do të zhvillohet të shtunën në orën 20:45.

Top Channel