Alarm për bombë në Kukës, policia rrethon bulevardin, forcat xheniere nga Tirana nisen drejt vendngjarjes

15/10/2025 08:51

Banorët e Kukësit janë zgjuar të alarmuar ditën e sotme. Në një stolat e Bulevardit të qytetit kanë pikasur një objekt, që sipas dyshimeve të para është bombë ofensive.

Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe ka bllokuar lëvizjen e qytetarëve.

Forcat xheniere nga Tirana janë thirrur për të ç’aktivizuar bombën në Kukës.

Rreth orës 06:35, te Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive.

Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet.

Ndërkohë gupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel