
Prezantuesja, modelja dhe sipërmarrësja zvicerano-italiane Michelle Hunziker ka folur për rrugëtimin e saj të jetës, për dashurinë, mëmësinë dhe raportin me veten, duke rrëfyer se momenti më tronditës dhe më i bukur i jetës ishte lindja e vajzës së parë në moshën 19-vjeçare.
“Erdha në Itali dhe u bëra nënë shumë herët, edhe pse si vajzë mendoja se do ta shtyja për më vonë. Ishte zgjedhja më e mirë e jetës sime,” tha Hunziker, nënë e tre vajzave dhe tashmë edhe gjyshe.
Ajo shtoi se mëmësia i dha jetës një qëllim të ri: “Nuk punon më vetëm për veten; jeton për dikë që të ndihmon të përcaktosh drejtimin tënd.”
Duke folur për marrëdhëniet e dashurisë, Hunziker pranoi se beson në “udhëtime të përbashkëta” që mund të kenë një fund:
“Dashuria mbaron kur nuk shikoni më në të njëjtin drejtim. Nuk është çështje faji, por ritmi i jetës ndryshon.”
Në moshën 48-vjeçare, prezantuesja pranoi se ndjehet mirë me veten: “Nuk e kam gjithmonë perceptimin se jam e bukur, por tani e dua veten. Ka qenë një rrugëtim i gjatë për të fituar vetëvlerësim.”
Hunziker tha se psikoanaliz e ka ndihmuar të përballet me traumat personale dhe të ndalojë “vetësabotimin”. Ajo theksoi rëndësinë e faljes dhe të jetesës së thjeshtë, që sipas saj ndikon pozitivisht edhe në shëndetin qelizor.
Si sipërmarrëse, ajo synon të zgjerojë markën e saj të bukurisë Goovi, e cila ndërthur kujdesin për lëkurën me stilin e jetesës natyrale: “Ëndrra ime është ta bëj atë ndërkombëtare.”
Edhe pse e kërkuar si modele dhe imazh markash, Hunziker mbetet e lidhur me autenticitetin: “Asnjëherë nuk kam promovuar diçka në të cilën nuk besoja.”
Dhe për pyetjen e pashmangshme për ndërhyrjet estetike, ajo përgjigjet prerë: “Jo, nuk kam bërë lifting. Sot ekzistojnë teknologji që të ndihmojnë të plakesh mirë me kolagjenin tënd.”
Top Channel