Dhjami që “na merr në qafë”, mjekët nefrologë tregojnë pasojat negative të shëndoshjes në zonën e barkut: Indi dhjamor…

14/10/2025 13:29

Mjeku i njohur Myftar Barbullushi, doktor i shkencave në nefrologji, tregon për Top Channel shkakun kryesor të disa sëmundjeve në organizmin e njeriut.

Përgjegjësia kryesore, shpjegon profesor Barbullushi, është indi dhjamor që krijohet në zonën e barkut.

“Përgjegjësia kryesore është indi dhjamor, ai dhjami që krijohet në zonën e barkut, pikërisht nga ato birrat që na pëlqejnë aq shumë”, shprehet prof. Dr Myftar Barbullushi.

Indi dhjamor rrit stresin oksidativ i cili nga ana tjetër ndikon në shtimin e këtyre sëmundjeve. Por a ka lidhje me stresin përditshëm që ne kemi?

“Nuk po flasim për stresin që lidhet me kortizolin, flasim për stresin oksidativ i cili krijohet në qelizë dhe është i lidhur me mikrobiomen”, shton mjeku.

Profesor Barbullushi thekson se nëse ulim obezitetin, do të ulen në mënyrë të ndjeshme sëmundje si diabeti, problemet kardiake, problemet e veshkave dhe çdo sëmundje që ka lidhje me to.

Top Channel