Azia mbyll kualifikueset, Katari dhe Arabia Saudite bëhen dy ekipet e radhës që kualifikohen në Botëror
14/10/2025 22:44
Katari dhe Arabia Saudite janë dy ekipet e radhës që sigurojnë përfundimisht kualifikimin për në Botërorin 2026.
Në fazën e katërt të Kualifikueseve të Azisë, të dyja shtetet e sheikëve bënë pikërisht atë që i duhej për të udhëtuar në Amerikë.
Katari mundi 2-1 Emiratet e Bashkuara Arabe, duke kryesuar Grupin A me 4 pikë. Po kaq pikë grumbulloi dhe Arabia Saudite në Grupin B, pas barazimit 0-0 me Irakun.
Nga ana tjetër, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Iraku do të ndeshen me njëri-tjetrin për të vendosur se cili prej tyre do të shkojë në “Play Off”-in ndërkombëtar.
Top Channel