
Pas bllokimit nga opozita të afateve për zgjedhjet e pjesshme në 5 Bashki, KQZ ka gati draftin me rregullat e reja.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka siguruar afatet e reja që KQZ propozon për zgjedhjet e pjesshme në Bashkite , Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.
Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën në KQZ për regjistrim si subjekte garuese, jo më vonë se data 14 tetor (mesnatën e kësaj të marte), ndërsa i njëjti afat parashikohet edhe për Komitetet Nismëtare të kandidatëve të pavarur.
Këta të fundit kanë afat deri me 22 tetor për të paraqitur dokumentacionin për regjistrim. Partitë politike kanë afat deri më 19 tetor për tu grupuar në koalicion.
I vetmi afat qe nuk ndryshon është nisja e fushatës elektorale më 1 nëntor që do zgjasë vetëm një javë.
Kolegji Zgjedhor do duhet të miratonte afatet reja, por mbledhja u shty për se njëra nga gjyqtaret e çështjes e kishte të pamundur të ishte e pranishme në seancën ku do shqyrtohej padia e PS që kërkoi zhbllokimin e situatës.
Në mesditë Ilirjan Celibashi regjistron tri partitë e para që kanë depozituar kërkesat për regjistrim, Partia Socialiste, Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, ndërkohë po sot miratohet dhe modeli i fletës së votimit që do përdoret në zgjedhjet e nëntorit.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, raporton se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk ka asnjë ndalim për të nisur procesin e regjistrimit te subjekteve pas kufizimi është vetëm për afatin deri kur do te pranohen kërkesat për regjistrim.
Top Channel