Takimi me Ursula Von der Leyen, Rama zbulon diskutimet me Presidenten e KE: Shqipëria në rrugë të mbarë drejt BE

13/10/2025 11:04

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat, pas bisedimeve mes tyre.

Kreu i qeverisë ka zbuluar diskutimet që janë bërë mes tyre, duke thënë se ka marrë dhe konfirmimin prej saj se Shqipëria po ecën në rrugë të mbarë dhe me shpejtësi drejt BE.

“Kënaqësi të rimikpresim Presidenten e Komisionit Europian në një ditë të ngarkuar me aktivitet. Patëm diskutime për tema interesi të përbashkët, mbetet një moment shumë i rëndësishëm dhe e vlerësojmë faktin që Presidentja dhe Komisioni i japin një rëndësi të posaçme Ballkanin Perëndimor, dhe vëmendje të posaçme procesit të përafrimit të vendeve tona me Ballkanin Perëndimor.

Kemi folur për ecurinë e procesit të Shqipërisë drejt BE, që në këndvështrimin tonë, dhe nga sa dëgjova dhe nga Presidentja është duke ecur me shumë mbarësi dhe shpejtësi.

Folëm për planin e rritjes që BE, i ka vënë në dispozicion Ballkanit Perëndimor. Edhe në këtë pikë morëm vlerësim pozitiv dhe do vijojmë të kryejmë me këmbëngulje detyrat që kemi marrë përsipër”, tha Rama.

Top Channel