”Progresi i Shqipëri në BE i mrekullueshëm”, Von der Leyen në Tiranë: U bë në një kohë të shkurtër, na pëlqen ambicia

13/10/2025 11:13

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Layen, gjatë konferencës së përbashkët në Tiranë, me kryeministrin Edi Rama, foli për procesin e anëtarësimit të BE-së.

Ajo u shpreh se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE dhe se kjo është bërë në një kohë rekord.

”Ishte kënaqësi të kthehem në Shqipëri, është kënaqësi t’i rikthehem turneut. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE. Kemi bërë rrugë të gjatë, progres. Është një progres i mrekullueshëm, i bërë në kohë rekord. Ne planifikojmë të hapim të fundit këtë vjeshtë. Unë di përpjekjen tuaj personale dhe të ekipit. Ju kërkoni t’i mbyllni grup kapitujt deri në 2026, kjo është ambicioze. Ne na pëlqen ambicia”, tha Von der Layen.

Top Channel