
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha sot se falë marrëveshjeve që do nënshkruhen në Tiranë gjatë Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, rajoni mund të marrë deri në 4 miliardë euro investime.
Duke folur nga Tirana, ajo tha se mesazhi për biznesin është se kush ka zgjedhur Ballkanin Perëndimor për të investuar, ka zgjedhur Europën.
“Për pak momente do të nënshkruajmë 10 marrëveshje të biznesi. Nesër do të diskutoni 24 investime të tjera, së bashku ato mund të sjellin më shumë se 4 miliardë euro në rajon. Kjo do të jetë një nxitje masive në të gjithë rajonin. Çfarë e bën kaq të veçantë këtë forum, nuk është vetëm madhësia e investimeve. Po çelim disa iniciativë thelbësore ekonomike tonat për ju. Sot po përçojmë një sinjal të qartë për biznesin: nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Europën”, tha von der Leyen.
Sipas saj “një vit më parë erdha në Shqipëri me një zotim: qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të nisnin të përjetonit BE-në në jetën e përditshme. Pas një viti ka ndodhur kështu. Më kujtohet shumë mirë Edi kur më the që “Shqipëria do të bëhet pjesë e SEPA”. Shërbimet e mia thanë që duhet të bëhej shumë kohë nga ju, por për më pak se dy vjet e bëtë realitet. Që javën e shkuar kompanitë në Shqipëri mund të dërgojnë para në BE dhe të marrin para që andej me kosto shumë të ulët. Ambasadori im këtu më tha që donte të merrte para në Tiranë dhe i duhej të priste 3-4 ditë dhe kosto ishte 50 euro. Në 8 tetor e provoi sërish, dërgesa u bë në pak minuta dhe pa asnjë kosto”.
“Falë punës së madhe të udhëheqësve si ju Edi, ky ndryshim po ndodh këtu dhe tani. Ky shembull është provë e një fakti të thjeshtë, Ballkani Perëndimor është në rrugën për tu bërë pjesë e BE-së. Të gjitha vendet që janë bërë pjesë e BE-së, kanë përfituar rritje ekonomike. Në Kroaci papunësia u ul nga 17% në 4% vetëm në një dekadë. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Ballkanin Perëndimor. Ekonomitë tuaja janë të prirura të rriten me shpejtësi. Ne e miratuam planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor për këtë arsye”.
Top Channel