
Gati 30 të vrarë është bilanci i përleshjeve të ashpra që shpërthyen në qytetin e Gazës mes forcave të Hamasit dhe anëtarëve të armatosur të familjes Dughmush, në atë që konsiderohet si një nga konfrontimet e brendshme më të dhunshme që nga përfundimi i operacioneve të mëdha izraelite në enklavë.
BBC citon dëshmitarë okularë të pohojnë se pjesëtarë me maska të Hamasit shkëmbyen zjarr me luftëtarë të klanit në fjalë pranë një spitali të qytetit. Një zyrtar i lartë i ministrisë se brendshme të drejtuar nga Hamasi u shpreh se njësitë e tyre të sigurisë kishin rrethuar anëtarët të klanit, me të cilët u angazhuan në luftime të ashpra. Burime mjekësore folën për 19 të vrarë nga klani Dughmush dhe tetë nga radhët e Hamasit që prej ditës së shtunë, kur nisën luftimet. Përleshjet shpërthyen në lagjen Tel al-Haëa të qytetit, cka mbolli panik në zonë.
“Këtë herë banorët nuk po iknin nga sytë këmbët prej sulmeve izraelitëve; ata po i largoheshin njerëzve të vet”, u shpreh një dëshmitar. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për nxitjen e luftimeve.
Raportet nga terreni tregojnë se Hamasi ka mobilizuar rreth 7,000 anëtarë të forcave të tij të sigurisë për të rivendosur kontrollin mbi zonat e Gazës të liruara së fundmi nga trupat izraelite, edhe pse ai vetë e mohon të jetë duke vendosur “luftëtarët e tij nëpër rrugë”.
Top Channel