Gazetarja e Sky News thellësisht e prekur pas lirimit të pengjeve të para nga Hamasi: Lajmi më i mrekullueshëm që kam dhënë ndonjëherë

13/10/2025 09:57

Gazetarja e Sky News Australia, Sari Markson, shpërtheu në transmetim live kur u thirr për të dhënë lajmin e fundit për lirimin e shtatë pengjeve të para nga Hamasi të hënën në mëngjes, si pjesë e marrëveshjes së Trumpit për Gazën.

“Ky është lajmi më i mrekullueshëm që kam dhënë ndonjëherë”, tha Markson, teksa mezi mbante lotët.

“Shtatë pengjet që kanë qenë në tunelet e Gazës për dy vitet e fundit, 738 ditë, tani janë në rrugën e tyre për në IDF, në sigurinë e Izraelit, për të qenë në krahët e të dashurve të tyre. Shtatë pengjet tani janë dorëzuar”, shtoi gazetarja hebre, dukshëm e prekur.

Markson më pas lexoi emrat e pengjeve të liruara, të cilat u konfirmuan më vonë nga Kryqi i Kuq.

Top Channel