Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Furgoni me turistë del nga rruga dhe përfundon në kanal, 4 të plagosur
13/10/2025 10:41
Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Lushnjë-Berat.
Një furgon me turistë nga Polonia (8 pasgjerë) ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në kanal.
Katër prej tyre janë lënduar dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Edhe vetë shoferi ishte shtetas polak. Ai po merret në pyetje nga efektivët e policisë rrugore për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Testi i alkoolit ka dalë negativ.
Top Channel