
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas mbyllës së procesit të votimit për zgjedhjet lokale.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kurti falënderon qytetarët e Kosovës për çdo votë, ndërsa thekson se ata dëshmuan kulturë demokratike.
Më tej ai ndalet tek procesi i numërimit, ndërsa bën thirrje që të ruhen ajo pasi shprehin vullnetin e qytetarëve.
“Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi.
Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara.
Por, tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve.”, shprehet Kurti.
Top Channel