Rezultatet e raundit të parë, Kurti dhe PDK fitojnë nga 3 komuna, kryesojnë në 4 të tjera. LDK merr 2, në avantazh në 3 të tjera, AAK fiton 1, prin në 4

12/10/2025 23:17

Rezultatet e shpallura tashmë nga KQZ-ja flasin për një numër të barabartë komunash të fituara nga Albin Kurti dhe PDK-ja.

Konkretisht LVV ka fituar në raundin e parë 3 komuna dhe kryeson në balotazh në 3 të tjera. Në të njëjtën situate është edhe PDK-ja që ka marrë Skënderaj, Ferizaj dhe Hanin e Elezit dhe do jetë në avantazh në raundin e dytë në Kaçanik, Mitrovicë të Jugut, Vushtri dhe Prizren dhe Vushtri.

AAK-ja e Ramush Haradinajt ka marrë 1 komunë që në raundin e parë dhe prin në katër komuna të tjera në raundin e dytë.

Ndërsa LDK-ja ka fituar në raundin e parë 3 komuna dhe kryeson në 3 të tjera në balotazh.

AAK fituese në raund të parë (1 komunë)

Deçan

AAK kryeson pas raundit të parë (4 komuna)

Gjakovë

Klinë

Rahovec

Suharekë

LVV fituese në raundin e parë (3 komuna)

Kamenicë

Podujevë

Shtimë

LVV kryeson pas raundit të parë (3 komuna)

Gjilan

Fushë Kosovë

Pejë

LDK fituese në raundin e parë (2 komuna)

Istog

Lipjan

LDK kryeson pas raundit të parë (5 komuna)

Dragash

Obiliq

Prishtinë

Viti

Junik

PDK fiton në raundin e parë (3 komuna)

Skënderaj

Ferizaj

Hani Elezit

PDK kryeson pas raundit të parë (4 komuna)

Kaçanik

Mitrovicë e Jugut

Prizren

Vushtri

Malishevë- fiton Nisma në raund të parë

Gllogoc- Fiton Ramiz Lladrovci në raund të parë

Top Channel