Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë për shtyp, pas përfundimit të votimeve dhe pjesës më të madhe të numërimit.

Ai ka konfirmuar se ka fituar zgjedhjet dhe se është në garë për 12 komuna.

“LDK sonte shpallë fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik shpallim fitoren në raund të parë. Afër këtij urimi jemi për Gazmend Muhaxherin që është gati me votat e mërgatës. Kur jemi kryetaret e tashëm dhe të ardhshëm, urojmë fituesin e garës kryesore, urojmë Përparim Ramën”, ka deklaruar Abdixhiku.

Sipas rezultateve nga numërimi i rreth 70% të votave nga komisionerët tanë 36% është Përparim Rama, 32% Hajrulla Çeku dhe 26% është Uran Ismaili. LDK prin edhe në Viti, Obiliq dhe prin në Dragash ndërsa ëshrë në balotazh në Fushë Kosovë, Suhareke, Gjilan dhe Rahovec.

Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Prishtinës,Përparim Rama është shprehur shpresëplotë mbi ndryshimet  që pret të ndodhin në Prishtinë.

“Sot u vërtetua se projektet për transformimin e Prishtinës ka marrë jo vetëm mbështetjen por edhe legjitimitetin. Sot qytetarët dhanë një mesazh te forte e të qartë “Ne duam zhvillim e transformim në një qytet metropolitan. Le të reflektojmë e bashkëpunojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Prishtina po transformohet dhe askush nuk mund ta ndalë”, deklaroi Rama.

Top Channel