
Një incident ka ndodhur sot në një nga qendrat e votimit në Kosovë, ku një person ka kërcënuar kryesuesin e qendrës ku po zhvillohej procesi i votimit.
Ngjarja ka ndodhur në vendvotimin në shkollën “Naim Frashëri” në Shtime, rreth orës 15:40.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se personi i dyshuar mban inicialet B.V dhe akuzohet për “pengim të procesit të votimit”. Ndërkohë, hetuesit rajonalë dhe prokuroria e shtetit po vazhdojnë hetimet për palët e përfshira në ngjarje.
Ndërkohë sot në Kosovë po mbahen sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale.
Për zgjedhjet lokale që po mbahen sot, Prokuroria e Shtetit tha se ka angazhuar rreth 100 prokurorë dhe zyrtarë prokurorialë për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.
Top Channel