
Humbja e Serbisë ndaj Shqipërisë me rezultatin 1:0 në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ka shkaktuar reagime të shumta në Serbi. Ndër të parët që ka reaguar publikisht është edhe Presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili e ka quajtur humbjen të rëndë dhe zhgënjyese.
“Nuk ishim një ekip i përgatitur mirë. Jemi të zhgënjyer. Ishte një humbje shumë e vështirë. Nuk munda të flija nga trishtimi, jo nga zemërimi si disa të tjerë. Ka njerëz që dinë vetëm të prodhojnë zemërim. Por çfarë kemi bërë realisht për ekipin kombëtar?”, tha Vuçiç.
Presidenti serb theksoi gjithashtu mikpritjen që, sipas tij, u ofrua ndaj përfaqësueses shqiptare gjatë ndeshjes në Serbi.
“A kishim gjithçka? Po. Ishim mikpritës të mirë për shqiptarët, gjithçka ishte në rregull. Kjo është ajo që bëmë. E gjeta veten duke kritikuar me të drejtë, por a i mbështeta ata njerëz? Edhe pse dola në stadium, nuk duartrokita. Jo sepse nuk doja, por sepse isha i lodhur. Për mua ishte më e rëndësishme të pushoja pas një dite të gjatë, sesa të mbështesja ekipin”, u shpreh presidenti serb.
Megjithatë, Vuçiç shprehu mbështetjen e tij për kombëtaren serbe, pavarësisht humbjes.
“E dua ekipin kombëtar serb dhe më vjen keq që nuk isha aty për të treguar dashurinë time për flamurin tonë. Kur isha fëmijë, brohorisja me gjithë zemër, sidomos kur humbnim 3:0 apo 4:0. Atëherë isha më i zhurmshmi”, deklaroi presidenti.
Top Channel