Video+Foto/ Serbët arrijnë në limite, shfaqet në stadium banderola “Kosova është Serbi”, policët bëjnë sehir

11/10/2025 22:05

Sikur të mos mjaftonin brohoritmat kërcënuese nga serbët, të cilët shpalosën urrejtjen ndaj shqiptarëve, një banderolë në stadium u shfaq gjatë ndeshjes.

Banderola “Kosova është Serbi” qëndroi e varur në shkallët e stadiumit, teksa policia as nuk e mori mundimin të reagonte.

Por ky nuk ishte i vetëm incident gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi.

“Vritini shqiptarët”, kjo thirrje e tifozëve serbë fill pas golit të Rey Manajt, shfrenoi edhe më tej imagjinatën serbe.

Goli i kombëtares u prit me brohoritma kërcënuese ndaj kuqezinjve, që zhgënjyen serbët.

Gjatë gjithë ndeshjes, urrejtja serbe ka prekur disa pika kulminante, me kërcënime por edhe banderola “Kosova është Serbi”.

Ashtu siç pritej, serbët nuk zhgënjyen as kësaj here me shpalosjen e urrejtjes së tyre ndaj shqiptarëve.

 

 

Top Channel