Spitali i ri në Lezhë, ministrja e Shëndetësisë Evis Sala inspekton ndërtesën e transformuar

11/10/2025 15:52

Ministrja  e Shëndetësisë Evis Sala Inspektoi e ambientet e spitalit të Lezhës i cili është transformuar tërësisht falë një investimi të qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore.

Ministrja Sala theksoi rëndësinë infrastrukturës së duhur shëndetësore për të ofruar shërbim cilësor në strukturat spitalore.

“Investime të tilla në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë mundësojnë shërbime më të mira për qytetarët, forcojnë autonominë spitalore dhe përgatisin spitalin për të ofruar shërbime në nivel terciar, duke i kthyer në qendra referimi për rajonin”, u shpreh ministrja e shëndetësisë Evisa Sala.

Spitali Rajonal i Lezhës, me një kapacitet prej 162 shtretërish dhe 324 staf spitalor në gatishmëri, përbën pikën kryesore të referimit shëndetësor në këtë rajon, duke ofruar shërbime të specializuara klinike, diagnostikuese dhe kirurgjikale për komunitetin.

Përfundimi i rikonstruksionit të godinave dhe ambienteve të brendshme dhe të jashtme të Spitalit Rajonal Lezhë, si dhe instalimi i pajisjeve mjekësore inovative bën të mundur vendosjen e kësaj strukture spitalore në funksionalitet të plotë, me kapacitete të rritura dhe kushte bashkëkohore për trajtimin e pacientëve.

Top Channel