Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Interi ka hedhur sytë drejt Brazilit dhe më konkretisht drejt një emri që ngjall kujtime të forta: Robinho Jr, djali i ish-sulmuesit të njohur brazilian Robinho, është tashmë në radarin e klubit zikaltër.
Sipas raportimeve nga UOL Esporte, një përfaqësues i Interit pritet të udhëtojë së shpejti në Brazil për të ndjekur nga afër paraqitjen e talentit të lindur në vitin 2007, në ndeshjen e ekipit të tij Santos kundër Corinthians. Gjithashtu, është planifikuar edhe një takim me përfaqësuesit e lojtarit.
Robinho Jr ka një kontratë me Santosin që zgjat deri në vitin 2027, me një klauzolë që e detyron të qëndrojë edhe dy vite të tjera në klub pasi të mbushë moshën madhore – gjë që ndodh në dhjetor 2025.
Pavarësisht se ndodhet në fillimet e karrierës së tij, ai tashmë ka debutuar me ekipin e parë më 17 korrik, në një fitore 1-0 kundër Flamengos, dhe është vlerësuar për potencialin e tij.
Interi, në kërkim të talenteve të reja për të rinovuar skuadrën, e sheh Robinho Jr si një investim për të ardhmen, ndoshta për sezonin 2026. Por konkurenca është e fortë: Liverpool dhe Chelsea janë gjithashtu në garë dhe kanë nisur të ndjekin nga afër zhvillimin e lojtarit.
Dymbëdhjetë vite pas ndeshjes së fundit të Robinhos senior në Itali, i cili më pas u arrestua për përdhunimin e një vajze shqiptare, një tjetër Robinho mund të zbarkojë në Milano – këtë herë jo te Milani, por te Interi.
Top Channel