
12/10 00:19
Fitorja e kombëtares në Serbi u shoqërua me ritëm feste nga veriu në jug të vendit, por jo vetëm.
Të gjitha qytetet e vendit u “pushtuan” nga tifozat kuqezi që vendosën të gëzonin për fitoren e rëndësishme.
Njerëz me flamuj dhe makina, brohoritma e këngë patriotike, u dëgjuan në çdo vend.
Teksa kamerat e Top Channel ishin të vendosura në çdo cep të vendit, nuk mund të mungonin as festat e shqiptarëve të Kosovës.
Ata kanë festuar po ashtu, me këngë e valle, fitoren e shqipeve në Serbi.
Top Channel