Serbia dhe Shqipëria përballen sonte në Leskovc në një ndeshje të zjarrtë të kualifikueseve të Botërorit 2026, dhe bookmakers-at e kanë bërë të qartë se presin një sfidë të luftuar deri në fund.

Sipas koeficienteve të fundit, fitorja e Serbisë vlerësohet me 1.70, duke e bërë skuadrën vendase favorit kryesor për tri pikët.

Barazimi kuotohet me 3.40, ndërsa një fitore e Shqipërisë ka koeficientin 5.75, duke reflektuar një skenar më pak të mundshëm sipas tregut të basteve.

Në formën e momentit, kuqezinjtë kanë një ecuri solide me humbjen e fundit që shënon kundër Anglisë në mars, ndërsa Serbia vjen nga një disfatë me “shuplakë” pikërisht nga “Tre Luanët” në Beograd me rezultatin 0-5.
Të dyja kombëtaret ndodhen në garë për vendin e dytë në Grupin K dhe një rezultat pozitiv për kuqezinjtë sonte mund të peshojë shumë në rrugën drejt kualifikimit për “Botërorin 2026”.
Sfida starton në orën 20:45 dhe do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Top Channel