Video/ Me automatikë dhe makina të blinduara, forcat elitë i bashkohen policisë për të shoqëruar skuadrën shqiptare në hotel

10/10/2025 19:00

Kombëtarja shqiptare zhvilloi dhe seancën e fundit stërvitore përpara duelit final me Serbinë, ku në Leskovc do të luhet fati i kuqezinjve për në Botëror.

Sylvinho dhe ekipi i tij u larguan nga stadiumi “Duboçiça”, duke u nisur për në hotelin në Nish.

Gazetari Endi Tufa ka mundësuar pamje për Top Channel, ku shihet se përveç forcave policore, janë bashkuar dhe forcat elitë me makina të blinduara për të shoqëruara ekipin Kombëtar shqiptar drejt hotelit, në mënyrë që të shmangin incidente të pakëndshme.

Gjithashtu ato treguan dhe një automatik, në shenjë kërcënimi për të ndaluar xhirimet.

Top Channel