Strategjia kombëtare e kulturës 2026-2030, ministri Gonxhja: Ndërtojmë vizionin për kulturën shqiptare të së ardhmes

10/10/2025 19:55

Ministri i Kulturës Blendi Gonxhja ka prezantuar sot Strategjia kombëtare e kulturës 2026-2030.

“Sot shënojmë fillimin e një rruge të re për politikën kulturore të vendit, nisjen zyrtare të punës për Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026–2030, një proces gjithëpërfshirës që do të ndërtojë vizionin e përbashkët për kulturën shqiptare të së ardhmes, bazuar në trasenë e fortë që kemi nisur të ndërtojmë në MEKI, sot në MTKS.

Kultura është fuqi krijuese, ekonomike dhe diplomatike, që lartëson identitetin tonë dhe e pozicionon Shqipërinë si qendër të krijimtarisë në rajon”, tha Ministri.

“Në bashkëpunim me Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) dhe Fondacionin “Santagata”, strategjia e re synon:
-të fuqizojë institucionet kulturore;
-të mbështesë artistët dhe skenën e pavarur;
-të investojë në infrastrukturën kulturore dhe trashëgiminë kombëtare;
-të krijojë kushte dinjitoze për artin si profesion e burim të qëndrueshëm jetese.

Nga muzetë e rinj te qendrat krijuese, nga reformat për artin te programet kombëtare të granteve, kjo është një ftesë për çdo zë të artit dhe kulturës shqiptare, por dhe njohës e ekspertë, komunitet e grupim, të bëhet pjesë e procesit”, e mbyll ai reagimin.

Top Channel