Nga prishja e ndërtimeve pa leje te lirimi i hapësirave publike, Rama paralajmëron bizneset që shkelin ligjin

10/10/2025 17:21

Në kuadër të lirimit të hapësirave publike, kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin e tij Facebook ku tregon prishjen e objekteve pa leje.

Rama ka ndarë një video ku shfaqen aksionet e lirimit të hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, zaptimin e trotuareve nga lokalet dhe hapësirat publike që përdoren për parkime makinash.

Bashkangjitur pamjeve, kryeministri paralajmëron se aksioni do të vazhdojë pa ndërprerje, duke e shoqëruar postimin me shkrimin “Non Stop”.

Top Channel