Në qeli prej gati një viti, shtyhet rekursi i ish-presidentit Meta, ja kur do të mbahet seanca e radhës
10/10/2025 10:40
Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 16 tetor, ora 09:30, shqyrtimin e rekursit të ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësim të masës së sigurisë.
Lajmi konfirmohet për Top Channel, nga gazetarja Anila Hoxha.
Ilir Meta kërkon në shkallën e tretë të gjyqësorit prishje të vendimeve të GJKKO dhe Apelit të GJKKO.
Kreu i Partisë së Lirisë mbahet në qeli prej muajit tetor të vitit ta kaluar, pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme se ka konsumuar veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.
Relatore e rekursit është zgjedhur Albana Boksi, ndërsa anëtarët janë Sokol Binaj dhe Medi Bici.
Top Channel