
Shqipëria luan “finalen” e saj të madhe përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë më të madhe të besuarve të Sylvinhos për të siguruar vendin e dytë që të çon në Play Off”-et e Botërorit 2026.
Ekipi Kombëtar mbërriti në Nish , aty ku u prit nga forca të shumta policore, të cilat shoqëruan skuadrën nga pista e uljes direkte në hotel.
Në orën 16:30, trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj dolën në konferencë për mediat, të cilët shprehën të njëjtin qëllim, fitoren kundër serbëve.
Gjatë seancës së fundit stërvitore në stadiumin “Duboçiça”, mungonte flamuri shqiptar, ndërsa forcat policore vijonin të rrethonin perimetrin e stadiumit.
Sfida starton të shtunën në orën 20:45 dhe do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
Përgjegjësi i Zyrës për Shtyp në Federatën Shqiptare të Futbollit, Fatjon Kodra, ndërhyri për të korrigjuar deformimet që po bëheshin në përkthimin e deklaratave të teknikut brazilian.
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar dje në Leskovc seancën e fundit stërvitore përpara përballjes me Serbinë, një ndeshje që pritet me interes të madh nga tifozët kuqezi. Pas përfundimit të seancës, trajneri Sylvinho duket se ka hedhur dritë të plotë mbi 11-shen që do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme. Sipas raportimeve të gazetarit të Top Channel, Endi Tufa, kuqezinjtë do të nisin me Strakoshën në portë. Katërshja mbrojtëse do të përbëhet nga kapiteni Hysaj në të djathtë, Ajeti e Gjimshiti në qendër dhe Mitaj në të majtë.
Nga Endi Tufa
Nga viti 2014, kur frika ishte ajri që thithnim dhe çdo hap dukej si një provokim i fatit, në 2025 Shqipëria sërish po kalon orët e fundit mbi tokën serbe. Të shtunën, në 20:45, do të luhet ndeshja në Leskovc dhe unë jam këtu, si i vetmi njeri që ka parë nga afër të dy skenat – atëherë dhe tani.
Sot, 24 orë para ndeshjes, gjithçka duket në qetësi. Por është pikërisht ajo qetësi që të rri mbi kokë si re e ulët. Krahasuar me 2014-n, ngarkesa psikologjike është më e lehtë, kthjellët, më e menaxhuar.
Reportazhin e plotë mund ta lexoni në link-un e mësipërm!
Gazetari i njohur Dritan Shakohoxha ka përjetuar një tjetër eksperiencë të keqe në Serbi pas asaj që ndodhi 11 vite më parë në Beograd.
Ai sot ka udhëtuar sërish drejt kryeqytetit serb për të qenë nesër në stadium për ndeshjen e kombëtares, ndërsa është ndaluar në aeroport së bashku me kolegë të tjerë nga Shqipëria duke i mbajtur aty për afro 3 orë pa iu dhënë asnjë shpjegim zyrtar.
I kontaktuar nga Top Channel, Shakohoxha konfirmoi se janë mbajtur nga policia serbe shumë gjatë në aeroport.
Paranojat e serbëve janë treguar te lajmi i fundit i portalit “Kurir.rs”, i cili shënjestrën klubin e Juventusit, me këtë të fundit që vendosi të urojë në gjuhën shqipe Edon Zhegrovën për duelin e sotëm me Slloveninë.
Menjëherë, portali serb e cilësoi këtë gjë si skandal, duke shkruar: “Skandal i madh! Vlahovic do të shokohet! Juventusi njoftoi ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës në gjuhën shqipe!”.
Gjatë seancës stërvitore të kuqezinjve, në stadium mungonte flamuri shqiptar.
E pyetur nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, Federata Serbe ka reaguar për këtë gjest, duke thënë se ka dashur të evitojë ndonjë incident nga dikush dashakeq. Federata theksoi se flamuri kuqezi do të vendoset nesër në stadium përpara ndeshjes dhe do të jetë aty gjatë gjithë takimit.
Ora 20:41 – Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish
Shqipëria luan “finalen” e saj të madhe përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë më të madhe të besuarve të Sylvinhos për të siguruar vendin e dytë që të çon në Play Off”-et e Botërorit 2026.
Mbrëmjen e sotme, nënë forca të shumta sigurie, ekipi shqiptar është shoqëruar drejt hotelit ku do të akomodohet.
Një episod i veçantë ndodhi gjatë konferencës për shtyp të trajnerit të kombëtares shqiptare, Sylvinho, përpara përballjes me Serbinë.
Përgjegjësi i Zyrës për Shtyp në Federatën Shqiptare të Futbollit, Fatjon Kodra, ndërhyri për të korrigjuar deformimet që po bëheshin në përkthimin e deklaratave të teknikut brazilian.
Gjatë transmetimit të deklaratave, Kodra vuri re se disa gazetarë serbë po transmetonin version të shtrembëruar të fjalëve të Sylvinhos, të cilët e theksonin se trajneri i Shqipërisë ulte skuadrën serbe. Ai kërkoi menjëherë që përkthimi të ishte i saktë dhe në përputhje me atë që trajneri kishte thënë realisht.
Sylvinho dhe ekipi i tij u larguan nga stadiumi “Duboçiça”, duke u nisur për në hotelin në Nish.
Gazetari Endi Tufa ka mundësuar pamje për Top Channel, ku shihet se përveç forcave policore, janë bashkuar dhe forcat elitë me automatikë dhe makina të blinduara për të shoqëruara ekipin Kombëtar shqiptar drejt hotelit, në mënyrë që të shmangin incidente të pakëndshme.
Nga Ilir Demalia – Leskovac
Nesër në mbrëmje, në qytetin e Leskovacit, do të luhet ndeshja tepër e rëndësishme kualifikuese për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet përfaqësueses së Serbisë dhe asaj të Shqipërisë, për grupin K. Aktualisht, Shqipëria kryeson me 8 pikë (me një ndeshje më shumë), ndërsa Serbia ndjek nga afër me 7 pikë, çka e bën këtë përballje kyçe për ecurinë e mëtejshme të të dyja skuadrave në grup.
Për shkak të tensioneve dhe historikut të ngjarjeve të rënda që ndodhën në ndeshjen e 14 tetorit 2014 në Beograd, autoritetet serbe, në bashkëpunim me UEFA-n dhe Federatën Serbe të Futbollit, kanë marrë masa ekstreme sigurie. Kjo është arsyeja pse u vendos që ndeshja të zhvillohet në Leskovac — një qytet me rreth 58 mijë banorë, që me rrethina arrin deri në 130 mijë. Ndeshja do të luhet në Stadiumin e Qytetit, Stadion Dubocica me kapacitet prej rreth 8 mijë vendesh.
Versionin e plotë mund ta lexoni në link-un e mësipërm!
Seanca stërvitore është kryer në stadiumin “Duboçiça”, aty ku do të luhet dhe sfida mbrëmjen e nesërme.
Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, stadiumi është i rrethuar nga forca të shumta policore, të cilat do të shoqërojnë skuadrën nga fusha për në hotelin në Nish.
Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, serbët janë munduar të justifikohen disi, duke shkruar në ekranin e madh të rezultateve: “Mirë se erdhët” në gjuhën shqipe, krahë gjuhës serbe dhe gjuhës angleze.
Nga pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, në stadiumin “Duboçiça”, nuk është vendosur flamuri shqiptar.
Një gjest i shëmtuar ky nga ana e Federatës Serbe, duke mos e përjashtuar ende politikën nga futbolli.
Shqipëria është gati për “finalen” me Serbinë, ku në Leskovc kuqezinjtë do të luajnë shanset e tyre për një vend në “Play Off”-et e Botërorit 2026.
Tekniku i kuqezinjve, Sylvinho, u shpreh se skuadra do të luajë vetëm për fitore në këtë duel, teksa u shpreh se për të ardhmen e tij mendon ai. Braziliani gjithashtu u ndal dhe te dueli me Serbinë në Botërorin 2018, kur ishte zv.trajner i “Seleçaos”, duke u thënë se ekipi serb vijon të ketë cilësi, por të njëjtën gjë ka dhe ekipi i tij.
Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, kujtoi duelin e vitit 2014, teksa u shpreh se emocionet janë të mëdha dhe se ekipi kërkon vetëm fitore, duke eliminuar çdo opsion tjetër.
“Të them të drejtën, emocionalisht është e njëjta gjë. Po e përjetoj këtë ndeshje shumë emocionalisht, sepse është e vështirë dhe e bukur. Mezi pres të jem në fushë nesër”.
Trajneri kryesor i ekipit kombëtar të Serbisë, Dragan Stojković, iu drejtua publikut një ditë para ndeshjes kundër Shqipërisë.
Duke folur për pritshmëritë nga ndeshja, Stojković theksoi se “është e pamundur që ndeshja të jetë e mërzitshme”, duke shtuar se është i qetë dhe se pret që edhe lojtarët e tij të jenë të qetë.
Ai tha gjithashtu se nuk kishte asnjë dilemë për formacionin që do të zbresë në fushë dhe komentoi për fishkëllimat që u dëgjuan në stadiumin Rajko Mitic gjatë ndeshjes kundër Anglisë.
Ekipi shqiptar ka zbarkuar në Nish, ku do të akomodohet në hotel e më pas do të niset për në stadiumin “Duboçiça”, ku do të zhvillojë dhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes të së shtunës.
Nga pamjet e mundësuara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, skuadra kuqezi u prit nga qindra forca policie në stadium, të cilat mundësuan që rruga e ekipit shqiptar nga pista e uljes direkte në hotel të ishte pa probleme, duke shmangur kontrollin në aeroport.
Ekipi i Kombëtares është nisur për në Nish ku në dalje të tij do të akomodohet në hotel.
Në të nuk do të lejohen tifozët shqiptarë, por si gjithmonë për ta ka menduar DigitAlb që do të transmetojë këtë ndeshje drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht
Top Channel